Botë
Tërmeti, mblidhen 10 mln euro nga SMS-të për banorët e prekur
29.08.2016 10:45
Rreth 10 milionë euro janë mbledhur deri më tani nga sms e dërguar në numrin e emergjencës vënë në dispozicion....

Rreth 10 milionë euro janë mbledhur deri më tani nga sms e dërguar në numrin e emergjencës vënë në dispozicion nga Zyra e mbrojtjes civile për të ndihmuar banorët e zonave të dëmtuara nga tërmeti i 24 gushtit në Itali.
Me çdo mesazh të dërguar dhurohen 2 euro e me një thirrje telefonike të hapur në këtë numër mund të rrisësh shumën e parave që çdokush mund të dhurojë në ndihmë të zonave të dëmtuara./Ora News
