Botë
Lejet e qëndrimit, Italia do të dëmshpërblejë emigrantët
29.08.2016 11:13
Sipas një vendimi të marrë nga Gjykata e Milanos, shteti Italian do të dëmshpërblejë 6 shtetas të huaj...

Sipas një vendimi të marrë nga Gjykata e Milanos, shteti Italian do të dëmshpërblejë 6 shtetas të huaj, emigrantë rezident në shtetin italian për akt diskriminues ndaj tyre, pasi i ka detyruar të paguajnë 245 euro për rinovimin e lejes së tyre të qëndrimit me afat të gjatë.
E përditshmja italiane “La Reppubica” informon se Gjykata e Milanos dënon Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Brendshme e qeverinë italiane me detyrimin për të dëmshpërblyer 6 emigrantët e rregulltë në Itali të cilët duke u bazuar në vendimin e marrë më 2 shtator 2015 nga Gjykata Europiane e të drejtave të njeriut, kanë hedhur në gjyq shtetin italian për shkak të detyrimit të pagimit të një supertakse prej 245 euro për rinovimin e lejes së tyre të qëndrimit me afat të gjatë.
Sipas vendimit të marrë nga Gjykata e Milanos, shteti italian detryrohet të dëmshpërblejë 6 emigrantët duke i rikthyer 245 euro që kanë paguar si dhe duke paguar me 6100 euro shpemzimet gjyqësore.
Që prej vitit 2012, tarifat e vendosura nga shteti italian mbi detytimet finaniare që cdo emigratë duhet të paguajë për të rinovuar lejen e qëndrimit janë;
– Për leje qëndrimi me afat kohor nga 3 muaj në 1 vit emigrranti duhet të paguaj 80 euro.
– Për leje qëndrimi me afat kohor nga 1 vit në më pak se 2 vjet taksa është 100 euro,
– Ndërsa për të rinovuar lejen e qëndrimin me afat të gjatë kohor taksa që duhet paguar është 200 euro të cilës duke i shtuar dhe shpenzimet për të përmbushur të gjitha kërkesat e praktikës administative shkon në 245 euro.
Më 2 shtator 2015 Gjykata Europiane me anë të një vendimi ka hedhur poshtë tarifat e vendosura nga shteti italian ndaj emigrantëve për rinovmimin e lejeve të tyre të qëndrimit duke i konsideruar jo propocionale, e në kundërshtim me principet e Bashkimit Europian.
Sipas Gjykatës Europiane detyrimi financiar i detyrueshëm i vendosur nga shteti italian është 8 herë më i lartë sesa detyrimi që kanë shtetasit italian për të rinovuar kartat e tyre të identitetit.
