Botë

ISIS sulmon Jemenin, të paktën 60 persona janë të vdekur

29.08.2016 11:54

Të paktën 60 persona janë vrarë në një sulm kamikaz në qytetin Aden të Jemenit...

Në shënjestër të sulmit ka qenë një objekt ushtarak pro-qeveritar.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi militant “Shteti Islamik”.

Lufta në Jemen midis forcave qeveritare dhe rebelëve shiitë “Huthi” ka nisur para 17 muajve.

Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, mbi 6,600 persona janë vrarë dhe rreth 2.5 milionë të tjerë janë zhvendosur.