Botë
Ministri i Brendshëm i Francës: Jo ligj për ndalimin e burkas
29.08.2016 12:38
Një ligj që ndalon plotësisht “burkinin” në Francë do të ushqejë tensioneve ndërmjet komuniteteve dhe do të jetë antikushtetues dhe jo efektiv...

Një ligj që ndalon plotësisht “burkinin” në Francë do të ushqejë tensioneve ndërmjet komuniteteve dhe do të jetë antikushtetues dhe jo efektiv, tha ministri i Brendshëm i Francës, Brendshëm Bernard Cazeneuve në një intervistë botuar të dielën (28 gusht).
Gjykata më e Lartë Administrative e Francës, Këshilli i Shtetit, vendosi të premten e shkuar kundër vendimit për të ndaluar burkinin në qytetin turistik Villeneuve-Loubet.
Vendimi mund të krijojë precedentë për dhjetëra qytete të Francës që kanë urdhëruar ndalimin e burkinit nëpër plazhe.
Çështja në fjalë është kthyer në debat politik në vend rreth një vit përpara zgjedhjeve presidenciale.
Partitë e djathta dhe të ekstremit të djathtë kanë bërë thirrje që ndalimi i burkës të kthehet në ligj në të gjithë vendin.
Ish-Presidenti Nicolas Sarkozy, që ka paralajmëruar rikandidimin për President, ka kërkuar për një ligj që ndalon burkinin në vend. Por, ministri i Brendshëm tha se një ligj i tillë është i pamundur të miratohet nga qeveria aktuale.
“Qeveria … nuk mund të pranojë të nxjerrë ligje për këtë çështje , sepse ligj i tillë do të ishte antikushtetues, i paefektshëm dhe ka të ngjarë të krijojë antagonizëm dhe tensione të pariparueshme”, tha ai.
“Ne nuk kemi nevojë për një ligj të ri”, shtoi ai./Ora News
