Maqedoni

Donacion çek për MPB-në, 25 makina për Policinë kufitare

29.08.2016 14:43

MPB pranoi sot 25 automjete nga Ambasada e Çekisë në Maqedoni, që do të përdoren për nevojat e Policisë kufitare. Donacioni kap vlerën prej 740.000 eurove...

Ministri i Brendshëm, Mitko Çavkov, theksoi se Maqedonia vazhdon të luftojë për të parandaluar dhe shkatërruar rrjetet kriminele, të cilat mbylljen e Rutës Ballkanike dëshirojnë ta zëvendësojnë me aktivitetet e tyre të organizuara kriminale në nivel ndërkombëtar.

Me këtë donacion, theksoi ministri Çakov, MPB-ja do të tregojë kapacitet edhe më të madh në ballafaqimin dhe shkatërrimin e rrjeteve kriminele që keqpërdorin fatkeqësinë e refugjatëve.

Zëvendësambasadori çek, Josef Brozh, theksoi se miqtë e vërtetë njihen në momente të vështira dhe ndihma dhe miqësia mes dy vendeve do të vazhdojë edhe më tej.