KShZ përfundoi kontrollet shtesë të votuesve, mundësi tjetër paraqitjeje gjatë verifikimit publik
Skadoi afati i KShZ-së për kontrollimin shtesë të votuesve të kontestueshëm...

Në afatin e paraqitjes prej 26 korrik deri më 19 gusht 2016 janë paraqitur 8.922 persona, prej të cilëve 8.901 janë pranuar.
Prej tyre 3.620 janë paraqitur në zyrat e KShZ-së, ndërsa 5.302 përmes aplikimit elektronik.
Sipas të dhënave, KShZ ka refuzuar 21 paraqitje, prej tyre një kërkesë për shkak të dokumentit të palexueshëm, nëntë për shkak të mospërputhjes së dokumenteve, nëntë për shkak të dokumenteve personale jovalide dhe dy paraqitje për shkak të dokumenteve të pakompletuara.
Në pajtim me Raportin e KShZ-së, paraqitje nuk kanë parashtruar gjithsej 30.467 persona.
Qytetarët, të cilët nuk janë paraqitur në afatin ligjor prej 25 ditëve në pajtim me ligjin, do të kenë mundësi shtesë të paraqiten në KShZ gjatë verifikimit publik para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
REXHEP QAMILI
