Botë
Prishtinë, sulm në mes të ditës, një i vdekur dhe një i lënduar
29.08.2016 15:37
Një sulm me armë zjarri në parkun e qytetit ka tronditur banorët e Prishtinës...

Fillimisht, gjatë sulmit u lënduan dy persona, më pas njëri prej tyre nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra nga arma e zjarrit dhe ka vdekur, ndërsa personi i dytë i plagosur është në gjendje të rëndë në spital.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë thënë se kishin parë një person, i ri në moshë, derisa ka qëlluar me armë në drejtim të dy personave të tjerë, që po lëviznin me motoçikletë skuter.
Personi që ka qëlluar me armë, dëshmitarët kanë thënë të jetë larguar nga vendi i ngjarjes me vrap. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
