Botë
Reagon “Vetëvendosje!”: Nuk kemi lidhje me sulmin ndaj Shalës
29.08.2016 15:57
Edhe “Vetëvendosje!” ka reaguar, por duke hedhur poshtë lidhshmërinë me sulmin....

“Menaxhmenti kriminal i RTK-së, me në krye keqpërdoruesin kryesor në këtë medium, Mentor Shala, janë të rrezikshëm për demokracinë, fjalën e lirë dhe informimin e drejtë të publikut në Kosovë. Ky menaxhment duhet të japë llogari ligjore për keqpërdorimet milionëshe që kanë ndodhur në këtë medium, si dhe për shndërrimin e RTK-së në altoparlant të Qeverisë dhe klanit Pronto. Ne ftojmë asociacionet e gazetarëve dhe këshillat mediale që të reagojnë ndaj linçimit që ky menaxhment po i bën Lëvizjes Vetëvendosje dhe ndaj akuzave të rënda në drejtim të subjektit tonë”,- thuhet në reagim.
