Maqedoni

Trpenoski: Nuk ka marrëveshje, konsultimet vazhdojnë

29.08.2016 16:34

Komisioni i përkohshëm për monitorimin e mediave gjatë raportimit për zgjedhjet sërish nuk arriti kompromis për të zgjedhur anëtarin e pestë të këtij trupi...

Goran Trpenoski, anëtar i komisionit AD-HOK, tha se janë optimistë se deri në afatin e fundit, më 31 gusht, do ta zgjedhin anëtarin e pestë shqiptar, pasi që nuk duan që ky komision të jetë shkak për mosmbajtjen e zgjedhjeve më 11 dhjetor. 
 
“Konsultimet vazhdojnë. Të gjitha opsionet janë në lojë. Jemi optimistë se deri në afatin e fundit, më 31 gusht, do të sjellim vendim. Nuk do të japim shumë detaje për të mos dëmtuar procesin, sepse jemi në shtypje të kohës dhe me koka të qeta do të duhet ta zgjedhim anëtarin e pestë”,- deklaroi anëtari i Komisionit, Goran Trpenoski.
 
Trpenoski theksoi se atyre nuk ju intereson nëse kandidatët kanë qenë ose jo në ndonjë parti, por janë të përqendruar në profesionalizmin e kandidatëve, pasi që të gjithë anëtarët do të sjellin vendime serioze. 
 
SANIJE DURAKU