Maqedoni

Zonat e përmbytura, juristët e rinj me këshilla juridike falas

29.08.2016 16:59

Ende nuk janë shpërndarë ndihmat e para në të holla prej 30 mijë denarësh për të gjithë banorët e zonave të përmbytura...

Nga Ministria e Financave nuk tregojnë se kur do të përfundojë ky proces, por thonë vetëm se të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen. Në ndihmë të banorëve të zonave të përmbytura ka dalë Shoqata e Juristëve të rinj për të ndihmuar banorët me këshilla juridike falas.  
 
“Zyra e Bashkësisë Lokale e Komunës së Gazi Babës nuk është ende në funksion për shkak të përmbytjes. Kemi filluar të rekonstruojmë dhe besoj që një pjesë do të jetë në funksion për juristët e ri për këshilla falas. Unë mendoj se qytetarët nuk marrin sa duhet ndihmë juridike, megjithëse shpresojmë të mos kenë nevojë për ndihmë, pasi nga Ministria e Financave kemi informacione se po e azhurnojnë listën e re dhe të njëjtën do të na sjellin”,- deklaroi Toni Bojkovski nga Bashkësia Lokale-Stajkovcë.
 
Vazhdojnë, ndërkohë, edhe ndihmat për zonat e përmbytura. Kryqi i Kuq ka grumbulluar deri tani 51 milionë e 660 mijë e 143 denarë, nga të cilat 38 milionë e 409 mijë e 843 denarë në llogarinë e Fondit të Solidaritetit, ndërsa 13 milionë e 250 mijë e 300 denarë me thirrje në telefonat: 143-400.
 
ERSAN PAJAZITI