Ministrja Kançevska thirret në bisedë informative në Prokurorinë Publike Speciale
Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska-Milevska, ishte e ftuar në Prokurorinë Speciale Publike....

Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska-Milevska, ishte e ftuar në Prokurorinë Speciale Publike, ku qëndroi për tri orë e gjysmë për të dhënë dëshminë e saj.
Mileska tha se ka mundësi ta potencojë bashkëpunimin ligjor të Ministrisë së Kulturës, por jo dhe të shfaq detaje rreth dëshmisë së saj për shkak të fshehtësisë së hetimit.
“Njëherit, dua të falënderoj PSP për ftesën, te e cila kisha mundësi të potencoj bashkëpunimin ligjor të Ministrisë së Kulturës, mirëpo hetimi është i këtij lloji dhe unë nuk jam kompetente të jap deklaratë dhe për çdo gjë tjetër mundeni të kontaktoni me PSP-në”,- deklaroi ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska–Milevska.
Ndërkohë, prokuroja speciale, Katica Janeva, njoftoi se edhe kësaj jave do të ketë frekuencë të shtuar të njerëzve të cilët janë ftuar të japin deklaratë në PSP.
“Unë shpresoj se kësaj jave do të vijnë të japin deklaratë të gjithë ata që janë thirrur javën e kaluar, por që nuk kanë ardhur. Kësaj jave presim që në PSP të japin deklaratë edhe persona të tjerë të lidhur me lëndët vijuese”,- tha Janeva, duke mos dhënë më tepër detaje. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
