Tiranë, protestë kundër demarkacionit Kosovë-Mali i Zi

29.08.2016 18:20

Para Selisë së Ambasadës së Kosovës në Tiranë u mbajt një protestë...

Para Selisë së Ambasadës së Kosovës në Tiranë u mbajt një protestë kundër marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Në të morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, studiues e historianë, të cilët kundërshtojnë marrëveshjen.

“Nuk kemi tokë për të falur!”, “Jo territore për viza!”,- kanë qenë disa nga parullat e mbajtura nga manifestuesit në këtë tubim paqësor.