LSDM: Përgjegjësi për politikanët që lejuan katastrofën

29.08.2016 18:26

LSDM-ja opozitare edhe sot kërkoi llogari nga ish-kryeministri Gruevski....

LSDM-ja opozitare edhe sot kërkoi llogari nga ish-kryeministri Gruevski, kreu i Shkupit, Trajanovski, dhe ministri i Brendshëm, Çavkov, rreth përmbytjeve të 6 gushtit.

“A do të përgjigjet përse lëshuan në përdorim qarkoren e Shkupit, e cila është cilësuar si me rrezik, përse në kohë nuk njoftuan popullatën lokale për katastrofën, përse nuk pastruan kanalet, përse nuk e ndalën qarkullimin e makinave në zonat e vërshuara”,- pyeti sot zëvendësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

Sipas LSDM-së, në vitin 2009, kur qarkorja e Shkupit u lëshua në përdorim, ajo nuk kishte kanalizim kundër vërshimeve, ndërsa gjatë vërshimeve të 6 gushtit, përveç apelit që të mos dilet nga shtëpia, asnjë nga policia e trafikut nuk doli në fillim të qarkores për të parandaluar makinat që kaluan përmes saj.