Maqedoni

Mot me diell me vranësira mesatare

30.08.2016 09:04

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa do të fryjë erë me drejtim verior...

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 29 deri në 36 gradë Celsius.
 
Në Shkup mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare, si dhe me erë nga drejtim verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 16, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 34 gradë Celsius.
 
UV indeksi do të arrijë 7.
 
Të mërkurën pasdite dhe nga fundi i ditës do të ketë rritje të vranësirave dhe kushte për reshje lokale të shiut me bubullima të rralla, ndërsa të enjten në më shumë vende do të jetë mos jostabil me reshje vërshuese, bubullima dhe erë e përforcuar, kur do të ketë edhe kushte për paraqitje lokale të motit të keq me breshër./Mia