Botë
Brazil, presidentja e pezulluar tentativë për t’u kthyer në pushtet
30.08.2016 11:28
Në një seancë të jashtëzakonshme, Presidentja e pezulluar e Brazilit, Dilma Rousseff, ka bërë përpjekjen e fundit për të mbajtur detyrën...

Në një seancë të jashtëzakonshme, Presidentja e pezulluar e Brazilit, Dilma Rousseff, ka bërë përpjekjen e fundit për të mbajtur detyrën, teksa ka dëshmuar në lidhje me akuzat mbi manipulimin e buxhetit me qëllim fshehjen e një defiçiti financiar. 68-vjecarja nënvizoi se akuzat që rëndojnë mbi të janë të pabaza dhe se gjithcka është një tentativë për largimin e saj nga pushteti. Ndërkohë, gjatë mbajtjes së seancës në rrugë shëprthyen protestat e ashpra.
Presidentja e pezulluar e Brazilit, Dilma Rousseff, ka dëshmuar përballë senatorëve në një seancë nga e cila do të varet edhe fati i saj në krye të vendit. 68-vjecarja e cila u pezullua nga detyra në muajin mars të këtij viti për shkak të akuzave mbi manipulimin e shifrave të buxhetit, me qëllim fshehjen e një deficiti gjithnjë e në rritje do t’a mësojë të ardhmen e saj në një seancë të dytë që do të mbahet brenda kësaj jave ku senati do të votojë për vazhdimësinë e qeverisjes. Dilma Rousef në fjalën e mbajtur u shpreh se nuk e ka shkelur ligjin dhe se gjithçka që po ndodh është një tentativë për grusht shteti, duke akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Presidentin e përkohshëm, Michel Temer. Sipas saj, bëhet fjalë për një lojë politike që ka për qëllim rotacionin e pushtetit.
Por ndërkohë që në sallën e senatit zhvillohej seanca speciale ku dëshmoi Rousseff, në rrugë shpërthyen protesta. Mbështetësit e Presidentes së pezulluar Rousseff sulmuan me bomba Molotov, gurë dhe sende të forta në drejtim të policisë, ndërkohë që këta të fundit janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.
E ardhmja e Rousseff do të varet nga një tjetër seancë e jashtëzakonshme që do të mbahet brenda kësaj jave. Në rast se shumica e senatorëve do të votojnë për shkarkimin e saj, 68-vjecarja do t’ia dorëzojë përfundimisht zyrën Presidentit të përkohshëm, Michel Temer. Por nëse skenari do të jetë i ndryshëm dhe Rousseff do të arrijë të marrë mbështetjen e senatit, ajo do të rikthehet sërish në zyrë. Presidentja e 38-të e Brazilit gëzonte një reputacion mjaft pozitiv në fillim të karrierës së saj për shkak të zhvillimit ekonomik të Brazilit në disa vite.
Megjithatë, emri i saj është njollosor për shkak të disa akuzave që lidhen me aferra korruptive, sic ishte edhe rasti i kompanisë gjysmë shtetërore të naftës, Petrobras. Qytetarët qëndrojnë të polarizuar në zgjedhjet e tyre, teksa një pjesë janë pro Rousseff ndërkohë që një pjesë tjetër mbështesin largimin e saj./Oranews
