Botë

Koreja e Veriut ekzekuton me armë kundërajrore dy zyrtarë të lartë

30.08.2016 15:28

Dy zyrtarë të lartë të Qeverisë në Korenë e Veriut janë ekzekutuar publikisht me armë kundërajrore, pasi u akuzuan për mosbindje ndaj liderit Kim Jong-Un...

Të paktën kështu ka raportuar një media në Korenë e Jugut. Në bazë të këtyre informacioneve, personi i parë që është ekzekutuar quhej Ri Yong-jin dhe ishte një zyrtar i Ministrisë së Arsimit.
 
Vendimi për dënimin e tij me vdekje është marrë pasi ai u kap duke fjetur gjatë një takimi që po drejtohej nga Kim Jong-un. Ndërkohë, personi tjetër që u ekzekutua ishte Hwang Min, një zyrtar i Ministrisë së Agro-kulturës.
 
Media koreano-jugore raportoi se ky individ është ekzekutuar për shkak se politikat e propozuara prej tij ishin parë si një sfidë direkte nga liderishipi koreano-verior.
 
Praktika e ekzekutimit të zyrtarëve të lartë me armë anti-ajrore nuk është diçka e re në Korenë e Veriut. Shteti diktatorial ka ekzekutuar edhe në të shkuarën anëtarë të Byrosë politike në këtë mënyrë.
 
Ndërkohë, ekspertët ndërkombëtarë janë shprehur se këto lëvizje vijnë në një kohë kur shumë persona janë arratisur drejt Koresë së Veriut, ndaj kjo mund jetë një mënyrë për të dërguar një mesazh tek qytetarët.
 
Peniani përgjatë muajve të fundit ka vijuar me politikat e tij agresore, duke testuar edhe raketa të rrezes së mesme në brigjet e saj lindore.
 
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se për këto arsye Koreja e Veriut rrezikon që ndaj saj të shtohen sanksione. 
 
BELINDA KOKA-ADEMI