Maqedoni

Ekspertët: Gjykata Kushtetuese nuk po kontribuon në transformimin e shoqërisë

30.08.2016 15:45

Gjykata Kushtetuese nuk po luan rol të rëndësishëm në transformimin e shoqërisë edhe pse një gjë të tillë mund t’a bëjë për shkak të fuqisë...

Gjykata Kushtetuese nuk po luan rol të rëndësishëm në transformimin e shoqërisë edhe pse një gjë të tillë mund t’a bëjë për shkak të fuqisë së saj si institucion politik mbi sjelljen e vendimeve dhe promovimin e vlerave demokratike.
 
Kështu theksuan ekspertët në prezantimin e punimit shkencor mbi ndikimin e Gjykatës Kushtetuese në transformimin e shoqërisë.
 
Sipas hulumtuesve, faktorët që bëjnë gjykatën kushtetuese të ketë rol më të madh transformues në shoqëri janë: zgjedhja e gjykatësve, koha, tradita dhe mbi të gjitha legjitimiteti, si vlerë kryesore në organizimin e punës së tyre.
 
“Në esencë, Gjykata Kushtetuese ka një rol të kufizuar të transformimit të shoqërisë në Maqedoni, ndoshta për shkak të faktorëve që ndikojnë, e që janë: mungesa e kapacitetit, rregullimi i sistemit të kompetencave, si dhe rëndësia e vendimeve që ndërmerr kjo gjykatë si dhe arsimimi në shkollën juridike”,- deklaroi profesoresha universitare, Marija Ristevska.
 
“Gjykata Kushtetuese nuk është treguar si faktor i fuqishëm i transformimit, për të cilën ka pasur mundësi të jetë faktor i madh i demokratizimit të sistemit politik në Maqedoni. Përse nuk është treguar, ndoshta ka pasur pengesa legale apo ka pasur kompetenca të limitizuara”,- tha profesoresha universitare, Gordana Siljanovska.
 
Ekspertët rekomandojnë zhvillim evolutiv të Gjykatës Kushtetuese, që do të përfshinte: ndryshimet ligjore që do të rregullonin kompetencat e tyre, përforcimin e efektivitetit të vendimeve të tyre dhe mbi të gjitha të ngrihet çështja e ligjit për Gjykatën Kushtetuese, pasi që, sipas tyre, Maqedonia është vend i rrallë i cili nuk ka ligj të Gjykatës Kushtetuese. 
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU