Selmani: Moszbatimi të sanksionohet me ligj
Analistët dolën me vlerësime të ndara për takimin e nesërm të liderëve...

Analistët dolën me vlerësime të ndara për takimin e nesërm të liderëve.
Profesori universitar, Bashkim Selmani, nuk beson se forcat politike do të arrijnë ta zbatojnë atë për çfarë janë dakorduar.
Sipas tij, derisa mosrespektimi i afateve nuk do të sanksionohet me ligj, do të krijohet mundësi për zvarritjen e marrëveshjeve.
“Çdo marrëveshje që ndodhë mes faktorit politik, përveç se duhet të jetë në aspektin politik e njëjta, duhet të ligjësohet, pra nënkupton që kur kemi një marrëveshje për t’u mbrojtur e njëjta dhe për t’u respektuar e njëjta në mënyrë të barabartë, duhet të ketë ligj me të cilin ligj nëse palën nuk do ta respektonin afatin, atëherë duhet edhe të sanksionohen, prandaj edhe gjithë faktori politik edhe gjatë kohë mund edhe të veprojë në këtë mënyrë, për arsye se nuk kanë asnjë sanksion dhe asnjë pasojë”,- deklaroi profesori universitar, Bashkim Selmani. (Naim Ramadani, TVM2)
