Arsovski: Zgjedhje do të ketë më 11 dhjetor
Njohësi i rrethanave politike në vend, Petar Arsovski....

Njohësi i rrethanave politike në vend, Petar Arsovski, është optimist se megjithatë zgjedhje do të ketë më 11 dhjetor, në të kundërtën faktori ndërkombëtar do të jetë më i ashpër ndaj atyre që nuk do ta respektojë marrëveshjen.
“Nga kjo perspektivë duket se liderët kanë interes që të mbahen zgjedhjet më 11 dhjetor, megjithatë duhet të lëmë një hapësirë se mund të ndodhë diçka brenda kohës, si p.sh. Kushtetuesja të abrogojë disa pjesë të ligjit për Prokurori Speciale, apo të ndodhë ndonjë risi tjetër gjatë procesit politik, i cili do ta bënte mbajtjen e zgjedhjeve të paparashikueshme. Mendoj se liderët do të arrijnë të merren vesh. Në qoftë se nuk arrijnë marrëveshje, konsideroj se bashkësia ndërkombëtare do të jetë shumë e ashpër ndaj atyre që nuk do ta respektojnë marrëveshjen”,- tha analisti, Petar Arsovski.
Partitë politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, nuk janë të interesuara që të përmbushin afatet, por të zgjasin kohën e veprimit të tyre, thotë Selmani. Sipas tij, për ta nxjerrë vendin nga kriza do të ishte mirë që zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale të mbahen në një kohë të caktuar, por, sipas tij, forcat politike nuk janë të interesuara për të gjetur zgjidhje reale afatgjate. (Naim Ramadani, TVM2)
