Maqedoni
Deri të premten është afati për paraqitjen e dëmeve nga vërshimet
31.08.2016 09:29
Të premten është afati përfundimtar për paraqitje të dëmeve nga përmbytjet e 6 gushtit, që përfshinë rajonin e Shkupit...

Deri më 2 shtator duhet të paraqiten dëmet e pronës së patundshme, pronës së tundshme, automjetet motorike, sipërfaqet bujqësore dhe fondi i bagëtive, në vendet e banuara: Stajkovc, Hasanbeg, Inxhikovë, Ekonomi, Çento, Bërnjarc, Straçincë, Viniçe, Creshevë, Bulaçan, Rruga e Rashtakut, Smilkovc, Haraçinë, Ilinden, Shuto Orizarë dhe Shipkovicë.
Të gjithë personat nga vendet e lartpërmendura, të cilat deri tani nuk i kanë paraqitur dëmet nga përmbytjet, të cilat ndodhën më 6 gusht të vitit 2016, mund ta bëjnë në komunat Gazi Babë, Haraçinë, Ilinden, Shuro Orizarë dhe Tetovë, ose në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave në Gazi Babë dhe Tetovë, deri të premten në orën 16:30.
