Maqedoni
“Përzhina 2”, sot pritet të takohen liderët
31.08.2016 09:32
Katër liderët e partive më të mëdha politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës...

Katër liderët e partive më të mëdha politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, pritet të takohen sot për të diskutuar nëse janë përmbushur kushtet e dakorduara që do t’i hapnin rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Komisioni Ad-hok për monitorimin e mediave ende nuk është kompletuar dhe kjo e vë në pikëpyetje mbajtjen e takimit.
Nëse arrihet të zgjidhet anëtari shqiptar i Komisionit Ad-hok para orës 13;30, për kur është paraparë të fillojë takimi i liderëve, atëherë kjo do të hapte rrugën që zgjedhjet të mbahen në dhjetor.
Pas kësaj pritet që Kuvendi të zgjedhë Qeverinë teknike, e cila do të udhëheqë me vendit 100 ditë para zgjedhjeve.
