Botë
Tërmet i fuqishëm regjistrohet në Oqeanin Paqësor, në afërsi të Papua Guinesë së Re
31.08.2016 09:57
Një tërmet i fuqishëm me intensitet prej 6.8 ballësh sipas shkallës së Rihterit është regjistruar në Oqeanin Paqësor...

Një tërmet i fuqishëm me intensitet prej 6.8 ballësh sipas shkallës së Rihterit është regjistruar në Oqeanin Paqësor, në afërsi të qytetit Rabaul, në Papua Guinea e Re, transmetuan mediat britanike, duke iu referuar Institutit gjeofizik amerikan.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 89 kilometra në verilindje të Rabaul, në ishullin Britania e Re dhe ka qenë në një thellësi prej 499 kilometrash.
Tani për tani nuk ka informata për viktima ose shembje dhe nuk është dhënë paralajmërim për rrezik nga cunami, informon TASS./mia
