Botë

Protesta në Athinë kundër ndalesës për veshjen e burkës në Francë

31.08.2016 10:14

Organizatat antiracore dhe komunitetet e emigrantëve në qendër të Athinës kanë organizuar tubim në shenjë proteste kundër qëllimit të Qeverisë franceze...

Organizatat antiracore dhe komunitetet e emigrantëve në qendër të Athinës kanë organizuar tubim në shenjë proteste kundër qëllimit të Qeverisë franceze që ta ndalojë veshjen e burkës dhe kundër islamofobisë, informoi gazeta greke "Katimerini".
 
Protestuesit janë nisur edhe rrugës për tek Ambasada Franceze, ndërsa gjatë asaj kohe rrugët rreth Ambasadës ishin të mbyllura për automjetet motorike.
 
"Ndalesa për burkë ua ka marrë njerëzve të drejtën e zgjedhjes", tha lideri i lëvizjes "Të bashkuar kundër racizmit dhe kërcënimit fashist", Petros Konstantinu.
 
Në protesta ka marrë pjesë edhe një burrë gjysmë i xhveshur me parulla kundër islamofobisë, të shënuara në trup.
 
Në tubim janë përfshirë përfaqësues të komunitetit pakistanez në Greqi, të Lidhjes së myslimanëve në vend, të bashkësisë egjiptiane dhe senegale dhe të bashkësisë greke nga Bangladeshi./mia