Botë

Seul: Ekzekutohet zëvendëskancelari koreanoverior përgjegjës për arsimin

31.08.2016 10:20

Është ekzekutuar zëvendëskancelari koreanoverior Kim Jong-xhin, përgjegjës për arsimin, informuan agjencitë botërore...

Është ekzekutuar zëvendëskancelari koreanoverior Kim Jong-xhin, përgjegjës për arsimin, informuan agjencitë botërore, duke e cituar Ministrinë koreanojugore për Bashkim Nacional.
 
Përveç kësaj, dy funksionarë të lartë shtetërorë kanë marrë paralajmërime për përjashtim.
 
Sipas Ministrisë koreanojugor për Bashkim Nacional, Kim Jon-çol, i cili e kryesoi sektorin koreanoverior të Frontit të Bashkuar, përgjegjës për marrëdhëniet ndërkoreane, u "është nënshtruar masave revolucionare", shtojnë mediat britanike.
 
Mediat amerikane transmetojnë se dy funksionarët e lartë janë dërguar në rajone bujqësore "për riedukim".
 
Kumtesa e ministrisë në Seul pasoi pas informacioneve mediale se në Korenë e Veriut paraprakisht këtë muaj janë ekzekutuar dy funksionarë të lartë pasi që kanë refuzuar që t'i nënshtrohen liderit Kim Xhong-un.
 
Nëse këto informacione tregohen të sakta këto ekzekutime dhe dënime do të jenë më të rejat në serinë e vrajseve, pastrimeve dhe ndërrimeve, të kryera pasi Kim Xhong-un e ndërmori pushtetin, në fund të vitit 2011.