Botë
Policia kolumbiane konfiskoi mbi dy tonë kokainë
31.08.2016 10:30
Mbi dy tonë kokainë, në pronësi të narko rrjetit më të madh kolumbian "Klan del Golfo", dedikuar për Amerikën Qendrore dhe SHBA...

Mbi dy tonë kokainë, në pronësi të narko rrjetit më të madh kolumbian "Klan del Golfo", dedikuar për Amerikën Qendrore dhe SHBA, u konfiskuan në Kolumbinë Jugore, kumtoi sot flota detare, transmeton BTA.
"Disa orë të fundit të patrullimit të flotës kombëtare detare morën 2.262 kilogramë klorhidrat kokaine, në disa operacione në Paqësorin Jugor. Dërgesa e parë u konfiskua nga ana e rojes bregdetare të Oqeanit Paqësor, e cila ka ndaluar varkën pa emër dhe pa shenja, drejtuar nga katër kolumbianë, në detin e hapur, në bregun në rrethin Narinjo, i cili kufizohet me Ekuatorin. Aty janë gjetur 37 pako të drogës, me një masë të përgjithshme prej 1.500 kilogramëve, që duhej të dërgohej në Amerikën Qendrore. Personat ushtarakë nga Reparti për luftë me narkotikë, në rajonet rurale rreth Narinjo kanë gjetur 21 pako me masë prej 762 kilogramëve kokainë, dedikuar për Amerikën Qendrore dhe SHBA", theksohet në kumtesë.
Këtë javë marina kolumbiane konfiskoi mbi tre tonë kokainë.
Kolumbia është prodhuesi më i madh i bimës koka në botë, si dhe prodhuesi më i madhë i kësaj substance ilegale, me 646 tonë në vitin 2015. Sipërfaqet e mbjellura me koka në Kolumbi janë diku rreth 96.000 hektarë./mia
