Gjermani, aeroporti i Frankfurtit në alarm
Terminali “A” i Aeroportit të Frankfurtit është evakuuar nga autoritetet gjermane...

Terminali “A” i Aeroportit të Frankfurtit është evakuuar nga autoritetet gjermane, pasi një person i paidentifikuar kaloi zonën e sigurisë kur nuk kishte përfunduar ende kontrollin trupor.
Të gjithë pasagjerët u dërguan në një tjetër terminal për arsye sigurie, teksa pritet një raport zyrtar për të shpjeguar atë që ka ndodhur.
Policia deklaroi se nuk ka mundur ende që t’a vërë në pranga të dyshuarin dhe se nuk dihen ende qëllimet e tij.
Autoritetet kryen kontrolle në terminal, ndërkohë që pati vonesa të fluturimeve.
Për shkak të sulmeve terroriste që kanë goditur vendet europiane gjatë viteve të fundit, Gjermania vijon të mbetet nën masa të rrepta sigurie, ndaj ky rast po trajtohet me kujdes nga policia federale.
