Maqedoni

Çmimi i energjisë elektrike në gjysmën e parë të vitit më i ulët se vitin e kaluar

31.08.2016 13:36

Çmimi mesatar i shitjes me pakicë i energjisë elektrike për amvisëri në Maqedoni në gyjsmën e parë të vitit është 5.02 denarë për KWh...

Çmimi mesatar i shitjes me pakicë i energjisë elektrike për amvisëri në Maqedoni në gyjsmën e parë të vitit është 5.02 denarë për KWh, që paraqet një ulje prej 1.65 % në krahasim me gjysmën e dytë të vitit 2015, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë.
 
Çmimi mesatar i energjisë elektrike pa tatimin e vlerës së dhënë për industri është mes 3.14 dhe 8.27 denarë për KWh, sipas grupeve të konsumatorëve.
 
Çmimi mesatar i gazit natyror pa TVSH për industri ka qenë prej 14.09 deri në 16.80 denarë për nm3, sipas grupeve të konsumatorëve./mia