Maqedoni
Meteorologët: në dy ditët e ardhshme kthehet moti i keq
31.08.2016 14:12
Maqedoninë e pret mot jostabil gjatë këtyre dy ditëve, paralajmërojnë meteorologët...

Gjatë natës pritet të paraqiten vranësira, ndërsa nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabile, si dhe me reshje të shiut dhe bubullima.
Në disa vende do të ketë kushte për mot të ligë, të shoqëruar me erë të përforcuar, zbrazje elektrike dhe paraqitje të breshrit, informojnë nga Enti Hidrometeorologjik.
“Do të ketë vranësira edhe gjatë natës, ndërsa gjatë ditës së nesërme në orët e mëngjesit moti do të jetë i vranët, si dhe do të ketë kushte për mot jostabil në pjesën veriore dhe jugorë të vendit. Temperaturat nesër do të jenë në intervalin prej 25 deri në 31 gradë celsius”,- deklaroi meteorologu, Boris Sekiranski.
Meteorologët thonë se moti pritet të stabilizohet gjatë ditës së premte, por në pjesën juglindore të vendit do të paraqiten reshje të shiut, gjatë fundjavës moti do të përmirësohet dhe më shumë diell do të ketë të shtunën.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
