Liderët u dakorduan, zgjedhjet më 11 dhjetor
Liderët u dakorduan. Zgjedhjet e parakohëshme parlamentare do të mbahen më 11 dhjetor...

Liderët u dakorduan. Zgjedhjet e parakohëshme parlamentare do të mbahen më 11 dhjetor, qeveria e re do të zgjidhet të premten më 2 shtator, redaktore e redaksisë së lajmeve në TVM 1 do të jetë gazetarja Santa Argirova , ndërsa anëtar i 5 i komisionit që do të monitorojë mediat 100 ditë para zgjedhjeve, do te jete korrespodenti i TVM2 nga Gostivari, Lulzim Haziri.
Pas një takimi që zgjati mbi 6 orë, liderët vunën nënshkrimin në dokumentin e ri që parapërgatit vendin për zgjedhje.
“Qëllimi ynë tashmë një vit ka qenë që të ketë zgjedhje për zgjidhje. LSDM krijonte kriza për t’i shtyrë zgjedhjet. Zgjedhjet e 11 dhjetorit do ta dënojnë këtë politikë. Është mirë që ata nënshkruajtën që do të shkojnë në zgjedhje. Më 11 dhjetor fjalën e fundit do ta jep populli dhe do ta zgjedhë opsionin e duhur” – tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
”Arritëm marrëveshje për zgjedhje të lira dhe demokratike. Nga 2 shtatori do të formohet Qeveria e cila do t’i organizojë zgjedhjet. Çfarë kemi diskutuar në takim ndodhet në marrëveshjen e nënshkruar.” – tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Nga sot regjimi i Gruevskit shkon në histori, më 11 dhjetor do ta fitojmë krimin, varfërinë dhe mafian. Ju ftoj në mobilizim për fitoren e Maqedonisë. Këto zgjedhje do të jenë referendum. I paralajmërojmë të mos e shkelin marrëveshjen dhe të mos e pengojnë punën e Prokurorisë Speciale” – deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
“Vendosëm për zgjedhje më 11 dhjetor, përgjegjësinë do ta mbajnë ato që e nënshkruajtën dokumentin. Ne shpresën e vetme e kemi te faktori ndërkombëtar “ – tha kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Qeveria e re pritet nesër të miratohet në kuvend. Bashkimi Demokratik për Integrim do vazhdojë të jetë pjesë e qeverisë teknike duke mos ndryshuar kuadrot e ministrave dhe Zv.ministrave, everisë pritet t’i ribashkohet edhe LSDM-ja me po të njëjtët kuadro që i kishte në qeverinë e parë teknike ndërsa jashtë saj edhe kësaj radhe do të mbetet PDSH e cila nuk ka pranuar të hyjë në qeverinë teknike me vetëm dy ministra duke ua lënë përgjegjësinë për organizimine zgjehjdeve, tre partive të tjera. (Migena Gorenca, TVM2)
