Dalin jashtë përdorimit biletat në NQP Shkup

01.09.2016 10:07

Nga 1 shtatori i këtij viti në transportin publik të autobusave të qytetit...

Nga 1 shtatori i këtij viti në transportin publik të autobusave të qytetit dalin jashtë përdorimit biletat e letrës për 10 drejtime, ndërsa ato për një drejtim, të blera tek shoferi, mbeten në përdorim.

Biletat e tjera do të regjistrohen në kartelat elektronike të personalizuara dhe jo të personalizuara.

Sistemi për pagesë elektronike është vendosur në NQP Shkup që në gusht të vitit 2015, kur për herë të patë ishin vendosur biletat për transport falas të grupit më të moshuar të qytetarëve (mbi 62 vjeç për gra, gjegjësisht mbi 64 vjeç për burra) dhe bileta falas për nxënësit nga shkollat fillore dhe të mesme.

Siç informoi NQP Shkup, në gusht të vitit 2015 deri më 31 dhjetor të vitit 2015 ishte test periudhë, në të cilln janë hasur disa probleme teknike të vogla, të cilat janë zgjidhur me sukses.

Nga 1 janari i vitit 2016 në përdorim janë lëshuar edhe kartelat jo të personalizuara, si dhe biletat falas të studentëve. Ky sistem ka startuar paralelisht me sistemin e vjetër të përdorimit të biletave të letrës për 10 drejtime dhe atyre për një drejtim, të blera tek shoferi.

"Ky sistem na mundëson edhe qarkullim më të barabartë, përcjellje të numrit të udhëtarëve, intervale më të barabarta të lëvizjes së automjeteve, si dhe rritje të sigurisë së shoferëve", kumtoi NQP Shkup.

Ndërkohë transportuesit privatë kanë kërkuar anulim të zbatimit të sistemit për shkak se një numër i caktuar i autobusëve, janë përfshirë nga përmbytjet. Pas kësaj kërkese janë formuar komisione të përziera nga transportuesit privatë, Qyteti i Shkupit dhe NQP Shkup, të cilët kanë dalë në terren që t'i verifikojnë gjendjet.

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e fundit vendosi që të anulohet zbatimi i startit të sistemit për pagesë elektronike deri më 1 janar të vitit 2017. (mia.mk)