Në rrethin e Dibrës janë regjistruar mbi 300 nxënës të klasës së parë

01.09.2016 10:23

Në komunën e Dibrës, Mavrovë Rostushe dhe Qendra Zhupë....

Në komunën e Dibrës, Mavrovë Rostushe dhe Qendra Zhupë sot mbi 300 nxënës të klasës së parë do të fillojnë shkollën.

Në tre shkolla në komunën e Dibrës, "Vllazërim Bashkim" dhe "Said Najdeni" në qytet dhe "Riste Ristevski" në fshatin Dolno Kosovrasti, janë rregjistruar mbi 200 nxënës të klasës së parë.

Nga numri i përgjithshëm, 88  nxënës të klasës së parë prej të cilëve 56 në gjuhën shqipe dhe 32 në gjuhën maqedonase, janë regjistruar në shkollën "Vllazërim bashkim", ndërsa në "Said Najdeni" 40 të gjithë në gjuhën shqipe, ndërsa 70 në gjuhën maqedonase në nëntëvjeçaren në Kosovrasti.

Në shkollën fillore "Mustafa Kemal Ataturk" janë registruar 11 nxënës të klasës së parë për mësim në gjuhën maqedonase, dy në shqip dhe 18 në gjuhën turke.

Në nëntëvjeçaren "Nexhati Zekirija" në Koxhaxhik dhe në pesë shkollat rajonale në klasë të parë kemi 30 nxënës në gjuhën turke.

Sipas udhëheqësit të Sektorit për arsim në komunën Mavrovë-Rostushë, në katër nëntvjeçare dhe në shkollat e tyre rajonale janë rregistruar 74 nxënës të klasës së parë.

Nga drejtoritë e shkollave theksojnë se numri i  nxënësve të klasës së parë është gati i njëjtë si vitin e kaluar. (mia.mk)