Prishtinë, demarkacioni në kuvend, protesta para kuvendit

01.09.2016 11:26

Kuvendi i Kosovës pritet që sot të vendosë për ratifikimin...

Kuvendi i Kosovës pritet që sot të vendosë për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Por derisa kryeparlamentari Kadri Veseli ka thirrur seancën ku kjo pik% është në rend dite, partia më e madhe opozitare “Vetëvendosje” ka thirrur protesta para kuvendit, për të kundërshtuar ratifikimin e kësaj marrëveshjeje pasi opozita dhe një numër i madh ekspertësh thonë se me këtë marrëveshje Kosova humb 8 mijë hektarë tokë.

Ndërkohë mediat në Kosovë kanë paralajmëruar se deputetët e listës serbe nuk do të marrin pjesë në këtë seancë, me çka do të pamundësohej ratifikimi i marrëveshjes, pasi kjo do të duhej të ndodhte me dy të tretat e votave, të cilat pa deputetët e pakicave shumicë parlamentare nuk do të arrinte ti sigurojë.