Botë
Shokon Trump: do t’i dëboj emigrantët që prej orës së parë si president
01.09.2016 12:06
Vetëm pak kohë nga zhvillimi i zgjedhjeve presidenciale në ShBA, tensioni i deklaratave publike është rritur...

Kandidati për president, Donald Trump, ka deklaruar se që prej në orës së parë që do të shkojë në zyrë do të dëbojë nga shteti amerikan miliona emigrantë të jashtëligjshëm që ndodhen në ShBA.
Sipas tij, nuk do të ketë amnisti për asnjë emigrant të jashtëligjshëm dhe se do të përdorë edhe verifikimin ekstrem për emigrantët.
“Çdokush që ka hyrë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme i nënshtrohet dëbimit. Ne do të fillojmë t”i nxjerrim ata jashtë që prej ditës së parë. Në orën time të parë në detyrë ata njerëz janë të dëbuar”,- deklaroi kandidati për president të SHBA-ve, Donald Trump.
Kjo deklaratë ka shtuar tensionet me Meksikën, pasi Trump ka deklaruar edhe ngritjen e një muri ndarës me kufirin meksikan dhe këtë e ka diskutuar dje edhe me presidentin meksikan.
Por Nieto ka kundërshtuar Trumpin dhe ia ka bërë të qartë se Meksika nuk do të paguajë asnjë qindarkë për ndërtimin e këtij muri.
BELINDA KOKA-ADEMI
