BE dhe ShBA përshëndesin marrëveshjen për zgjedhje në Maqedoni
Bashkësia ndërkombëtare është krenare që ka ndihmuar procesin për pajtueshmërinë...

Bashkësia ndërkombëtare është krenare që ka ndihmuar procesin për pajtueshmërinë e liderëve për të mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.
Ne jemi këtu për të asistuar çështjen në javët në vijim me qëllim që të sigurohen kushte për mbajtjen e zgjedhjeve kredibile, deklaroi ambasadori i ShBA-ve, Jess Baily pas nënshkrimit të marrëveshjes së mbrëmshme mes katër liderëve politik në vend.
“ShBA dhe BE janë krenarë që kanë ndihmuar në këtë proces dhe besojmë se kjo do të jetë një hap i rëndësishëm në zgjidhjen e krizës politike në vend. Ne do të bëjmë çka mundemi në javët, muajt në vijim, për të ndihmuar dhe për të siguruar se do të ketë zgjedhjeve kredibile. Sidoqoftë, më me rëndësisë është ajo që do të bëjnë partitë, mediat dhe qytetarët. Vendimet e tyre janë ato që do t’a çojnë vendin të shkojë në zgjedhje kredibile dhe do të mundësojnë reforma që dërgojnë vendin në strukturat euroatlantike”,- deklaroi ambasadori i ShBA-ve në Shkup, Jess Baily.
Përveç partive politike dhe qytetarëve, një rol të rëndësishëm për zgjedhje kredibile do të kenë edhe mediat gjatë raportimit të tyre, theksoi Lukas Melka nga delegacioni i BE-së.
“Unë gjithashtu do të them se vendimi i liderëve tregoi vullnetin politik për të lëvizur vendi përpara, por, siç thashë, është puna e partive të sigurojnë që qytetarët të kenë zgjedhje kredibile të lira dhe sigurisht të gjitha parregullsitë që do të ndodhin gjatë procesit zgjedhor do të trajtohen nga institucionet relevante, por edhe nga vet partitë. Edhe ju si media sigurisht keni rol të rëndësishëm të siguroni informim të balancuar dhe raportim ku qytetarët më së miri do të informohen për zgjedhjen e tyre më të mirë”,- theksoi Lukas Melka nga Delegacion i BE–së në Shkup.
Edhe BE ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së mbrëmshme të liderëve politik. Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, edhe eurokomisari për zgjerim, Johanes Hahn, përmes një komunikate të përbashkët kanë bërë thirrje që liderët polik të ruajnë seriozitetin e procesit zgjedhor.
“Përshëndesim faktin që liderët e katër partive më të mëdha morën vendime të rëndësishme për përparimin e implementimin e marrëveshjes së vitit të kaluar, duke përfshirë edhe përcaktimin e datës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor. Apelojmë partitë të ruajnë seriozitetin e procesit zgjedhor me qëllim që t’ju mundësohet qytetarëve zgjedhje fer dhe demokratike”,- thuhet në komunikatën e BE-së.
BE gjithashtu ka siguruar se do të vazhdojë të ndihmojë vendin që të kthehet në rrugën euroatlantike. (Nermin Mulaki-Fejzullahu, TVM2)
