Austri, imigracioni-shqetësimi më i madh i qytetarëve
01.09.2016 12:31
Imigracioni është shqetësimi më i madh për austriakët...

Imigracioni është shqetësimi më i madh për austriakët, konstaton një studim i Institutit gjerman i hulumtimit të tregut, GFK.
Para këtij studimi të publikuar dje, shqetësimi më i madh për austriakët ishte papunësia, që tani renditet në vendin e dytë.
Një tjetër shqetësim i madh ishin pensionet, arsimi dhe shëndetësia. Studimi “Sfidat e Kombeve 2016” bazohet në 27 675 intervista, të cilat u realizuan nga GFK në 24 vende në fillim të vitit.
Vitin e kaluar, i njëjti studim tregoi se në përgjithësi 26 për qind e popullsisë ishin të shqetësuar për imigracionin. Në gjysmën e dytë të vitit 2015 kjo përqindje u rrit në 66 për qind.
