Anulohet gjykimi i Zoran Bozhinovskit, shoqatat e gazetarëve kërkuan lirimin e tij

01.09.2016 15:49

Gjykata Penale ka shtyrë për në fund të shtatorit seancën për gjykimin e gazetarit, Zoran Bozhinovski...

Gjykata Penale ka shtyrë për në fund të shtatorit seancën për gjykimin e gazetarit, Zoran Bozhinovski, i akuzuar në rastin “Spiuni”. Sipas gjykatës, seanca është anuluar, pasi që provat dhe të gjitha materialet nuk i ka pranuar as gjykata e as mbrojtja.

Ndërkohë, përpara gjykatës shoqatat e gazetarëve kanë mbajtur protestë, duke kërkuar që Bozhinovskit t’i mundësohet të mbrohet në liri, ndërsa rasti t’i dorëzohet Prokurorisë Speciale.

“Kërkojmë Bozhinovski menjëherë të lirohet nga paraburgimi dhe t’i mundësohet, sikurse edhe ish funksionarëve të dyshuar, të mbrohet në liri. Nëse nuk ka rrezik politikanët e dyshuar për krime të rënda të braktisin vendin, atëherë edhe më e vogël është mundësia që një gazetarë të shmang drejtësinë. Këmbëngulim që rasti “Bozhinovski” t’i dorëzohet Prokurorisë Speciale, sepse kompetenca e saj mbi këtë lëndë është e padyshimtë”,- deklaroi kryetari i ShGM-së, Naser Selmani.

Përndryshe, Bozhinovski është arrestuar më 21 prill në Novi Sad nga autoritetet serbe, ndërkaq një ditë më pas është ekstraduar në Maqedoni. (Naim Ramadani, TVM2)