LSDM: Ministrat i zgjedhin organet partiake

01.09.2016 16:15

LSDM vendos sonte zyrtarisht për emrat e rinj të ministrave dhe zëvendësministrave...

LSDM vendos sonte zyrtarisht për emrat e rinj të ministrave dhe zëvendësministrave.

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski, nuk ka dashur t’i zbulojë hollësi, duke deklaruar se vendimi i fundit i takon organeve partiake.

Sipas tij, me rëndësi është të punohet me përkushtim në çrrënjosjen e korrupsionit në politikë dhe kthimin e besimit te qytetarët në institucione, sidomos në MPB.

“Mbrëmë u arrit marrëveshja dhe sot organet e LSDM-së do të vendosin rreth çështjeve kadrovike. Emrat e rinj do t’i mësoni pas vendimit të organeve partiake”,- deklaroi sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski.