Maqedoni
Kumanovë, Feriz Dervishi merr çmimin “Misionar i paqes”
01.09.2016 17:00
Feriz Dervishit i është ndarë çmimi “Misionar i paqes". Në emër të Misionit diplomatik për paqe...

Feriz Dervishit i është ndarë çmimi “Misionar i paqes". Në emër të Misionit diplomatik për paqe, këtë çmim ia ndau guvernatori i këtij misioni, Shefki Hyseni.
Krahas këtij çmimi për veprimtari jetësore nga presidenti i ShBA-së, Barak Obama, kumanovarit, Feriz Dervishi, iu nda edhe një diplomë për veprimtari për paqe dhe bamirësi.
Ndryshe, Misioni diplomatik për paqe për Ballkanin me seli në Tiranë, këtë titull ua ndanë personaliteteve që kanë ndikuar në ruajtjen e paqes në shtetet me konflikte dhe të njëjtin deri tash e kanë fituar figura të njohura botërore.
NEXHAT AQIFI
