Maqedoni

Anketa: gjyqësori dhe policia, më të korruptuarat

01.09.2016 17:16

Gjyqësori dhe policia janë institucionet më të korruptuara...

Kështu tregon hulumtimi i mendimit publik i bërë nga “Pointplus” (rrjeti rajonal i 7 organizatave qytetare të Ballkanit Perëndimor).
 
Por, me gjithë këtë vlerësim për shkallën e lartë të korrupsionit në polici, 58% e të anketuarve kanë shumë besim në organet e rendit.
 
“Rezultatet kanë treguar se 58.5% e të anketuarve kanë kryesisht ose plotësisht besim në polici, ndërkaq një e katërta janë përgjigjur se nuk kanë aspak besim në polici. Se policia është e korruptuar vlerësojnë 57.6% e të anketuarve, ndërkaq si institucion më të korruptuar të pyeturit e vlerësojnë gjyqësorin me 67.2%”,- deklaroi Filip Stojkovski nga OJQ “Analitika”.
 
Sipas hulumtimit, policia kufitare dhe e komunikacionit janë më të korruptuarat, bashkë me bashkëpunëtorët politik të ministrave të Punëve të Brendshme.
 
55% vlerësojnë se politikanët kanë ndikim ndaj të punësuarve në polici, 41.2% e të anketuarve vlerësojnë se kandidatët punësohen nëpërmjet lidhjeve politike.
 
Dy e treta vlerëson se policia punon për mbrojtjen e interesave të caktuara grupore.
 
Hulumtimi është bërë nëpërmjet anketës telefonike në prill të vitit 2016, ku janë marrë në pyetje 1000 persona nga ana e Agjencisë IPSOS. 
 
AMIR DURAKU