Maqedoni

Dorëhiqet Çavkov, pret të emërohet drejtor i ri i DSP-së

01.09.2016 18:03

Një ditë para votimit të qeverisë së re, kabineti aktual qeveritar ka pësuar ndryshimin e parë...

Ministri i Brendshëm, Mitko Çavkov, është dorëhequr, ndërkohë që Oliver Andonov është propozimi i ri i kryeministrit, Emill Dimitriev, për ministër të Brendshëm.

Kryeministri Dimitriev pritet ta propozojë ministrin, tashmë të dorëhequr Çavkov, për drejtor të Drejtorisë për Siguri Publike.

Gjithashtu në qeveri kanë dorëzuar dhe tashmë është konfirmuar dorëheqja edhe e drejtorit të  Byrosë për Siguri Publike, Goranço Savovski, dhe e drejtorit në Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim, Lupço Andonovski.

Në seancën e njëjtë qeveritare për drejtor të Byrosë për siguri publike është emëruar Vlladimir Atanasovski, drejtor i deritanishëm i Drejtorisë për kundërzbulim financiar.