Botë
Turqi, qeveria shkarkon 820 forca detare dhe tokësore
01.09.2016 18:27
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka shkarkuar 820 forca ushtarake tokësore dhe detare...

Turqia ka spastruar me mijëra njerëz nga personeli i forcave të armatosura, duke filluar nga gjeneralët e rangut të lartë deri te rekrutët e thjeshtë, pas grushtit ushtarak të 15 korrikut.
Në mënyrë të përgjithshme, Turqia ka shkarkuar 80,000 njerëz nga detyrat e tyre publike për lidhje të dyshuara me komplotuesin e grushtit të shtetit, klerikun me bazë në ShBA, Fetullah Gulen.
Ministri i Brendshëm, Efkan Ala, ndërkohë ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.
