Botë

Jildirim: Nuk ka zbutje të ligjeve antiterroriste

01.09.2016 19:45

Kryeministri turk Binali Jildirim deklaroi sot se qartë i ka vënë në dijeni kryetarit të Parlamentit Evropian Martin Shulc...

Kryeministri turk Binali Jildirim deklaroi sot se qartë i ka vënë në dijeni kryetarit të Parlamentit Evropian Martin Shulc se vendi i tij nuk mund t'i zbusë ligjet e tij antiterroriste, që është kërkesë e Brukselit për heqje të vizave.
 
Shulc, pas bisedave me kryeministrin turk në Ankara, theksoi se ata nuk janë pajtuar me të gjitha çështjet dhe se Ankaraja duhet të sigurojë respektim të të drejtave bazë.
 
Sipas Shulc, ajo që ekzistojnë mosmarrëveshje rreth ligjit kontestues nuk do të thotë se marrëveshja do të dështojë.
 
Ankaraja dhe Brukseli arritën marrëveshje sipas së cilës Turqia duhet ta kontrollojë fluksin migrues në Evropë, ndërsa si shpërblim mes tjerash, të marrë liberalizim të vizave për qytetarët turq./mia