Botë

Shpërthim në platformën për lansim në qendrën hapësinore "Kenedi"

01.09.2016 21:39

Shpërthim i fuqishëm u regjistrua në platformën për lansim në qendrën hapësinore "Kenedi" te Kejp Kanaveral në Floridë, lajmëron Si-En-En...

Tani për tani nuk janë të njohura shkaqet për shpërthimin.
 
Fotografitë e para nga spejs qendra tregojnë re të larta dhe të dendura të tymit, se si janë ngritur mbi platformën.
 
Nuk ka informata për të lënduar ose për viktima në njerëz.
 
Incidenti ka ndodhur derisa kompania Spejs Iks është përgatitur të lansojë raketë.
 
Spejs Iks shfrytëzon raketa Falkon 9 për furnizim të stacionit ndërkombëtar hapësinor./mia