Sot zgjidhet Qeveria kalimtare

02.09.2016 09:54

Në pajtim me marrëveshjen e arritur në takimin e liderëve...

Në pajtim me marrëveshjen e arritur në takimin e liderëve, sot Kuvendi zgjedh Qeverinë kalimtare, e cila do t’i organizojë zgjedhjet parlamentare të caktuara për më 11 dhjetor.

Në Qeverinë kalimtare opozita duhet t’i marrë pozitat ministrore në sektorët e Punëve të Brendshme dhe të Punës dhe Politikës Sociale, si dhe zëvendësministrave plotësues të Financave, Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Bujqësisë.

Pas mbledhjes së organeve të larta të LSDM-së mbrëmë, tashmë u vërtetua ajo që flitej.

Këshilli qendror i LSDM-së mbrëmë unanimisht i pranoi propozimet e udhëheqësisë dhe Këshillit ekzekutiv të partisë.

Kandidat për ministër të Punëve të Brendshme është Oliver Spasovski, Frosina Remenski është kandidate për ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Kire Naumov kandidat për zëvendësministër plotësues për Financa, Aleksandar Kiracovski kandidat për zëvendësministër plotësues për Shoqëri Informatike dhe Administratë.