Fillon monitorimi i prezantimit medial zgjedhor

02.09.2016 10:44

Prej sot fillon monitorimi i prezentimit zgjedhor medial...

Prej sot fillon monitorimi i prezentimit zgjedhor medial, i cili do të bëhet sipas Metodologjisë për monitorimin e prezentimit zgjedhor medial përmes serviseve programore në radio dhe televizione gjatë proceseve zgjedhore.

Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuale dje kumtoi se ka vendosur ta pezullojë Metodologjinë për monitorimin e prezentimit zgjedhor medial përmes serviseve programore në radio dhe televizione për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen në vitin 2016, e sjellë më 26.08.2016.

Në ndërkohë u kompletua dhe filloi të punojë edhe Komisioni i përkohshëm për ndjekjen e prezentimit medial, mandati i së cilit do të jetë deri në fund të procesit zgjedhor.

Anëtari i pestë, Lulzim Haziri u zgjodh me konsensus pasi kandidatura e tij u dakordua në takimin e liderëve të partive të mërkurën në mbrëmje. (mia.mk)