Në Shkup dje 8 aksidente, tre të lënduar

02.09.2016 10:55

Në rajonin e Qytetit të Shkupit dje kanë ndodhur tetë aksidente...

Në rajonin e Qytetit të Shkupit dje kanë ndodhur tetë aksidente, në të cilat janë lënduar 3 persona.

SPB ­ Shkup sot kumtoi se gjatë 24 orëve nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar një numër çdoherë e më i madh i shkeljeve, mes të cilëve edhe katër shoferë që kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, tre shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, ndrësa tetë shoferë kanë qenë pa patentë shoferi.

Janë zbuluar edhe tetë automjete të paregjistruara dhe 85 automjete të parkuara jashtë rregullave. Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" dje janë larguar 69 automjete. (mia.mk)