Pakistan, sulm kamikaz në një gjykatë, 12 të vdekur

02.09.2016 12:56

Një kamikaz ka sulmuar ambientet e një gjykate në qytetin verior të Pakistanit...

Një kamikaz ka sulmuar ambientet e  një gjykate në qytetin verior të Pakistanit, Mardan, duke vrarë të paktën 12 persona si dhe duke plagosur mbi 50 të tjerë.

Autoritetet raportuan se agresori fillimisht kishte hedhur një granatë dore e më pas kishte aktivizuar sasinë e lëndës shpërthyese që mbante në trup. Në radhët e viktimave përfshihen avokatë, oficerë policie si dhe civilë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë autoambulancat të cilat kanë shoqëruar afro 50 të plagosur në ambientet spitalore, të cilët po marrin trajtimin e nevojshëm shëndetësor.

Mjekët nuk kanë përjashtuar mundësinë e rritjes së bilancit të viktimave. Hetuesit kanë nisur një investigim zyrtar për zbardhjen e ngjarjes. Përgjegjësinë për sulmin që ndodhi në një koloni të krishterë, e kanë marrë përsipër një fraksion i talibanëve, që njihet si Jamaat-ul-Ahrar, që ka kryer edhe në të shkuarën sulme të ngjashme në institucione të ndryshme shtetërore.

Disa media kanë raportuar gjithashtu se agresori kishte tentuar që të sulmonte në një bar pranë gjykatës, por ishte qëlluar nga autoritetet. Sipas tyre, tragjedia do të kishte qenë më e madhe në rast se sulmuesi do t’ia kishte arritur qëllimin e tij. (Leunora Kaliqi, TVM2)