Rritet kuota për barërat me recetë, FSSh ndanë 80 milionë denarë shtesë
Fondi për Sigurim Shëndetësor ka shtuar për 80 milionë denarë...

Fondi për Sigurim Shëndetësor ka shtuar për 80 milionë denarë fondin e mjeteve financiare të dedikuara për kuotat e barërave me recetë.
Me qëllim të ndarjes së barabartë të këtyre mjeteve, FSSh ka vendosur të bëjë ndryshime në rregulloren e kuotave me vendosjen e kuotës lineare të garantuar të sasisë maksimale dhe minimale.
Kjo do të thotë që në 742 farmaci, nga gjithsej 776 që aktualisht kanë marrëveshje aktive me fondin, duhet të rritet kuota me shtimin plotësues të 26 mijë denarëve në muaj deri në fund të vitit, informojnë nga Fondi Shëndetësor.
Me rritjen prej 80 milionë denarë, buxheti i barërave që shiten me recetë, nga 2.46% sa është aktualisht, rritet për 2.55 miliardë denarë.
