Zgjedhjet e parakohshme, prej sot fillon monitorimi i mediave

02.09.2016 14:46

Prej sot fillon monitorimi i prezantimit zgjedhor medial...

Prej sot fillon monitorimi i prezantimit zgjedhor medial, i cili do të bëhet sipas Metodologjisë për monitorimin e prezantimit zgjedhor medial përmes serviseve programore në radio dhe televizione gjatë proceseve zgjedhore.

Agjencia për shërbime mediale audio dhe audio-vizuele kumtoi se ka vendosur ta pezullojë Metodologjinë për monitorimin e prezantimit zgjedhor medial përmes serviseve programore në radio dhe televizione për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen në vitin 2016.

Në ndërkohë u kompletua dhe filloi të punojë edhe Komisioni i përkohshëm për ndjekjen e prezantimit medial, mandati i së cilit do të jetë deri në fund të procesit zgjedhor.