Dorëhiqet ministri Haxhinasto, PD nuk ndryshon asgjë esenciale në qeverinë Rama

02.09.2016 15:55

Ndryshime qeverie në këtë fillimshtator në Shqipëri....

Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Kryeministria ka nxituar të sqarojë se dorëheqjen ministri e ka dhënë për shkak të angazhimeve në Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim. Edhe drejtues të strukturave në këtë parti kanë konfirmuar motivacionin që ka shprehur Haxhinasto. Por, mjaft ftohtë e sheh këtë lëvizje Partia Demokratike. Kreu, Lulzim Basha, tha se largimi i Haxhinastos dhe ardhja e ministrit të ri, Sokol Dervishaj, nuk zgjidh asgjë për shqiptarët.

Analistët në Shqipëri parashikojnë ndryshime të tjera në qeveri, të cilat do të kemi mundësi t’i shohim ditët në vijim. (Luljeta Ndoka, TVM2)